Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat maksimale priten të arrijnë deri në 36 gradë.
"Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s", njofton IHMK.