Ndonëse kishte shkarkime e dorëheqje, puna në komunën e Podujevës po vazhdon normalisht.
Qytetarët po i marrin shërbimet e tyre. Edhe kryetari Shpejtim Bulliqi u rikthye në punë.
Ekipi i T7 bisedoi edhe me ish-drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Driton Veliun, njëherësh edhe doktor, i cili tha se nuk është i gatshëm të flas për këtë çështje derisa tregoi se i është kthyer profesionit të tij.
Por gjithë situatën që po ndodhë në këtë komunë po e përcjellin me shumë shqetësim qytetarët.
Disa të tjerë kishin pritshmëri më të larta për personat që ndodhen në krye të kësaj komunë.
E të tjerët nuk e kanë idenë se çfarë po ndodhë.
Por si po i vlerëson shoqëria civile në këtë komunë gjithë këto mospajtime në mes drejtorëve e kryetarit Bulliqi, ka treguar Rexhep Zeka, drejtor ekzekutiv i OJQ-së, Sundimi i Demokracisë në Kosovë.
Gjatë ditës, media u mundua të marrë qëndrime edhe nga opozita për të kuptuar se si cili është qëndrimi i tyre për gjithë këto zhvillime mirëpo ekipit të televizionit i thanë se në këto momente nuk kanë çfarë thonë.