Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka nderuar në 24-vjetorin e rënies heronjtë e kombit Bekim Berisha - Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula, Sokol Sejfijaj e Jusuf Kelmendi.
Ai ka thënë se 9 dhe 10 gushti i vitit 1998, ishte dëshmitar i trimërisë së luftëtarëve të pashoq të Zonës Operative të Dukagjinit.
“Gjithashtu, po atë ditë, jehoi pushka çlirimtare e luftëtarëve të lirisë, Agim Bajrami - Zefi, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca, në Zonën Operative të Nerodimes”, ka shkruar Haradinaj.
“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre e vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Ky heroizëm, frymëzon dhe formëson brezat, motivon për Atdheun e fortë”, ka shtuar ai.