​Kosova do të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillimin e bujqësisë e pylltarisë

Kosova

​Kosova do të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillimin e bujqësisë e pylltarisë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci është takuar me Ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger.

Bëhet e ditur se biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale, është thënë mes tjerash në njoftimin e MBPZhR-së.

“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në një takim Ambasadorin e Austrisë, shkelqësinë e tij z. Christoph Weidinger, me të cilin biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Ministri Peci me këtë rast i shprehi Ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë. Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat