​Hyrje në sistemet kompjuterike, një vit burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin

Kosova

​Hyrje në sistemet kompjuterike, një vit burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 18:15
Gjykata Themelore në Prishtinë

​Hyrje në sistemet kompjuterike, një vit burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale hyrje në sistemet kompjuterike.

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro.

“Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit - sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat