​Gjini për energjinë elektrike: Ky dimër do të jetë i vështirë

Kosova

​Gjini për energjinë elektrike: Ky dimër do të jetë i vështirë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:25
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka takuar Avni Alidema, zyrtar i pajtueshmërisë me bashkëpunëtorë nga KEDS, ku ka thënë se temë shumë e rëndësishme ishte edhe gjendja e furnizimit me energji elektrike dhe mundësitë për furnizim gjatë muajve të dimrit dhe tanimë është e konfirmuar se do të ketë vështirësi serioze.

Gjini ka shkruar në Facebook se në takim kanë biseduar për investimet e KEDS që po vazhdojnë dhe për ato që do të planifikohen për vitet në vijim.

“I shpalosa projektet e ardhshme të Komunës në mënyrë që të ketë harmonizim sa më të madh gjatë implementimit. Temë shumë e rëndësishme e takimit ishte edhe gjendja e furnizimit me energji elektrike dhe mundësitë për furnizim gjatë muajve të dimrit. Tanimë është e konfirmuar se do të ketë vështirësi serioze. Tani, më duhet edhe mua që t’i ftoj qytetarët që të kursejnë energji, si formë e sjelljes së përgjegjshme në gjendjen në të cilën gjendemi bashkë, edhe pse faji për këtë nuk bie fare mbi qytetarët. Edhe institucionet komunale do ta rrisin përgjegjësinë.

Ende vazhdoj të besoj se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë subvencionet për Ngrohtoren e Qytetit, të cilën tani duhet parë edhe si ndihmesë në prodhimin e energjisë për gjithë rrjetin në Kosovë e jo vetëm për familjet dhe institucionet e Gjakovës të cilat nuk kanë mënyra tjera të ngrohjes përpos rrymës dhe ngrohtores”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat