KQZ-ja nuk e pezullon aktivitetin e Partisë së Ashkalive për Integrim

Kosova

KQZ-ja nuk e pezullon aktivitetin e Partisë së Ashkalive për Integrim

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:45
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës nuk ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Partisë së Ashkalive për Integrim.

Ditë më parë kërkesën e ka dorëzuar sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani.

Ai pati deklaruar se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.

Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.

Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat