Ndotja e mjedisit duket se është një dukuri tashmë e paevitueshme në vendin tonë.
Nga qytetarët e papërgjegjshëm po pësojnë edhe lumenjtë. Një i tillë është “mbytur” nga mbeturinat në një fshat të Kaçanikut.
Bëhet fjalë për lumin në fshatin Stagovë, një fshat piktoresk që bukurinë ia zbehë bërlloku i madh i grumbulluar rreth lumit të fshatit.
Në këto fotografi shihet se në të pamëshirshëm është hedhur sasi e madhe e bërllokut.
Banori që ka siguruar fotografitë thotë se lumi kutërbon edhe nga ujërat e zeza që derdhen në të.