Moti në Kosovë

Kosova

Moti në Kosovë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

"Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat