Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Edhe sot do të kemi mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

"Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë", njofton IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat