Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende vende do të sjellin reshje shiu.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga veriperëndimi dhe lokalisht e fortë.