Kujtim Dina, nuk do të jetë më drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit.
Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Dina do të shkojë për të jetuar dhe punuar në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
“Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani” – tha Latifi.