Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, do ta përurojnë shkollën e re në Batllavë.
Po ashtu Kurti dhe Nagavci, do të vëjnë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”, në fshatin Lluga të Podujevës.
Ata do ta bëjnë përurimin e sallës së Edukatës Fizike, në këtë shkollë.
Agjenda:
08:00 – Vendosja e gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga.
08:30 – Përurimi i Sallës së Edukatës Fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.
09:00 – Përurimi i objektit të paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.