Ngjarjet e datës 9 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 9 shtator

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë vjen në vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, ku do të pritet me ceremoni ushtarake. (Ora 09:00)

Në Gjilan bëhet përurimi i repartit të renovuar të Pulmolgjisë, laboratorit të Patologjisë dhe pjesës së renovuar të Radiologjisë në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit. (Spitali i Përgjithshëm, ora 13:00.)

Kuvendi Komunal i Pejës mban konsultim publik për “Projekt - ligjin e Buxhetit për vitin 2023” ( Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:00 )

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat