Moti për ditën e sotme

Kosova

Moti për ditën e sotme

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, njofton IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat