Kjo javë do të ketë orë më shumë me diell dhe rritje të temperaturave

Kosova

Kjo javë do të ketë orë më shumë me diell dhe rritje të temperaturave

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 06:12
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.

Sa  i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat