"Libri i Ngushëllimeve" për Elizabeth II edhe në Prishtinë

Kosova

"Libri i Ngushëllimeve" për Elizabeth II edhe në Prishtinë

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 13:11
Foto nga takimi

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka hapur "Librin e Ngushëllimeve” për Mbretëreshën Elizabeth II.

Aty sot ka nënshkruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nderim për Lartmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II. Mirënjohës përjetë për solidaritetin e popullit britanik ndaj Kosovës.

Falënderim Ambasadorit Nicholas Abbott për kujdesin. Jetë të gjatë, Mbretit Charles III”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat