Fëmija që u rrëzua nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë në Lipjan, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu njofton Arbreshë Uka, e cila ka thënë se dyvjeçari ka pësuar politraumë dhe është e intubuar.
Gjatë mbrëmjes së të hënës ai ka pasur një ndërhyrje neurokirurgjike, ndërkohë sot po bëhen ekzaminime shtesë.
Fëmija po trajtohet në Klinikën e Anestezionit në Mjekim Intensiv.