Organizata ndërkombëtare bamirëse për të drejtat e fëmijëve, Terre des hommes ka përzgjedhur një fotografi të një fëmije nga Kosova për ta uruar fundjavën.
“Është e premte, dita e fundit e javës! Nesër është fundjavë dhe si çdo të premte, jemi të lumtur t’ju urojmë një fundjavë të mrekullueshme me këtë buzëqeshje nga Kosova”, thuhet në postimin e organizatës.
Terre des hommes është një organizatë ndërkombëtare bamirëse humanitare për të drejtat e fëmijëve nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Terre des hommes (TDHIF), me organizata të pavarura në Kanada, Danimarkë, Francë , Gjermani, Italia, Luksemburg, Holandë, Zvicër, Spanjë dhe Siri.
Ajo u themelua në vitin 1960 nga Edmond Kaiser në Lozanë, Zvicër. Organizata është emëruar sipas kujtimeve filozofike të Antoine de Saint-Exupery të vitit 1939 “Terre des hommes”.
It's Friday, the last day of the week! Tomorrow is the weekend and like every Friday, we are happy to wish you all a wonderful weekend with that smile from Kosovo😊#weekend #Friday #FridaySmile #Kosovo #smile #children pic.twitter.com/IByZyubT5j
— Terre des hommes (@tdh_ch) September 16, 2022