​Reshjet e shiut turbulluan ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Kosova

​Reshjet e shiut turbulluan ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç'rast në impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.

Sipas njoftimit, në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.

Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat