Mjeku Shpejtim Aliu, sot herët në mëngjes intervenoi në një rast ku një burrë ishte pa shenja jete.
Aliu deklaroi se kishte arritur t’ia kthente shenjat vitale të jetës.
Por, i njëjti nuk kishte arritur të mbijetonte.
Mjeku kujdestar në Qendren Emergjente, Avdush Bajgora, tha se pacienti ka vdekur.
Bajgora tha se burri ka arritur në emergjencë pa shenja jete.