Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është duke shënuar “Javën Evropiane të lëvizshmërisë” nga 16- 22 shtator 2022.
Në komunat e lartcekura sipas itinerarit të lëvizjes është bërë ndalim-qarkullimi për makina njëkohësisht janë krijuar hapësira publike për aktivitete të ndryshme, ecje, çiklizëm si dhe përdorim i mjeteve tjera alternative.
Ndërsa, nesër me datë, 22 shtator 2022, duke filluar nga ora 10 00, do të shënohet Dita pa Makina”, manifestimi qendror do të mbahet në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë
Moto e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është, ”LËVIZJE E KOMBINUAR -LIDHJE MË TË MIRA- ".
Andaj, ju ftojmë të merrni pjesë me rastin e shënimit të kësaj feste mjedisore, me rendësi të madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.