Vjeshta nis me ndryshime të vogla të motit

Kosova

Vjeshta nis me ndryshime të vogla të motit

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Sot pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat