ATK publikon broshurën “Karta e Tatimpaguesit”, udhëzues për të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit

Kosova

ATK publikon broshurën “Karta e Tatimpaguesit”, udhëzues për të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:27
“Karta e Tatimpaguesit” është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “Karta e Tatimpaguesit” është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Njoftimi i plotë:

ATK publikon Broshurën “KARTA E TATIMPAGUESIT”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.

Karta e Tatimpaguesit është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase.

Karta e Tatimpaguesit është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes.

Karta e Tatimpaguesit është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë!

Broshura “Karta e Tatimpaguesit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat