Sot, me 29 shtator 2022 është bërë Bekimi i Kishës së "Shën Mëhillit" në Deiç të Klinës e cila Kishë është ndertuar në vitin 2016, e qe është rregulluar dhe meremetuar diteve të fundit, Kishë e cila zyrtarisht bënë pjesë në Famullin e Kishës Katolike të Klinës.
Mesha e sotme solemne në pjesmarrjen e shumë besimtarëve është bashkremtuar nga imzot Dodë Gjergji (ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës), dom Agim Qerkini (Famullitar i Kishës së Klinës), dom Lenc Sopi, dom Fran Sopi etj.
Bekimi i Kishës së ndertuar është bërë nga imzot Dodë Gjergji. Në meshë ishin të pranishën edhe kryetari i komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj me bashkëpuntorë të tij të ngushtë e pjestarë të partive politike e organizata të tjera kulturore joqeveritare qe veprojnë në Komunën e Klinës.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe shumë besimtarë të kësaj treve, pikërisht edhe besimtarë të tjerë nga famullia e Klinës, Zllakuqanit, Budisalcit etj., të cilët tashmë mund ta gëzojnë Kishën e ndertuar e Bekuar.
Në meshë nga ana e imz. D. Gjergjit e dom Agim Qerkinit, famullitar i Klinës, janë falenderuar të gjithë ata qe kanë kontribuar në ndertim të Kishës (të cilët emrat e tyre siq tha dom Agimi, famullitarë i Kishës së Klinës, do të publikohën të shtunen në meshën e orës 18:00 në Deiç dhe meshën e të Dielës së Lajmit të Mirë në Kishën e Klinës) njëkohësisht është falenderuar edhe dom Lenc Sopi, dom Fran Sopi.
Me një fjalë rasti përgëzimi është paraqitur edhe kryetari i komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, dhe ish famullitari i Klinës, dom Lenc Sopi, famullitar i Kishës së Pejës, i cili i falenderoj kontributdhenësit në ndertim të kësaj Kishë shënjtërore që bart emrin e Shën Mëhillit.
Krejt në fund ishte famullitari dom Agim Qerkini, i cili në emrin e tij, dom Daniel Markprekaj, motrave të nderit i falenderoj pjesmarrësit liturgjik të kësaj kremte madhore si dhe besimtarët pjesmarrjes të meshës shënjte.
Njëkohësisht krejt në fund të meshës është Bekuar edhe Kryqi i cili gjëndet para Kishës së Shën Mëhillit, i cili Kryq është dhuratë nga tashmë i ndjeri Pren (Palush) Deda.
Pas meshës pjesmarrësit e kësaj ngjarje të madhe të Bekimit të Kishës qe është pjesë e Lajmit të Gëzuar të cilët janë mirëpritur me një koktel rasti e ushqime tipike tradicionale të kësaj treve.