Kryeqyteti ndez sot dritat e Sahat Kullës

Kosova

Kryeqyteti ndez sot dritat e Sahat Kullës

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 06:12
Sahat Kulla

Kryeqyteti ndez sot dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

Sahat Kulla ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të Kryeqytetit.

Që disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj.

Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar.

Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, dhe Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm, UNDP Kosovë do ta vizitojnë objektin me ç’rast Kryetari Rama dhe z. Knudsen do të mbajnë një fjalë rasti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat