Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

Kosova

Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:08
Pamje nga takimi

Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori departamentit të hetimeve z.Arben Paçarizi dhe z.Besnik Sallahu drejtor i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatim të ligjit (ILECU), po marrin pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga Europol dhe presidenca Çeke e BE-së. Konventa e shefave të policive dy ditore (4-5 tetor 2022), po mbahet në selinë e Europol-it në Hagë.

Gjatë rrjedhës së kësaj konvente ud/drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Hoti, ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale mjaft të rëndësishme si me, zëvendës drejtorin ekzekutiv për operacione të Europol-it z.Jean -Philippe Lecouffe, me zëvendës drejtorin e Policisë Shqiptare z Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut z.Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë z.Nikola Milina dhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm të BKA z.Michael Kretchner.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema mjaft të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore.

Image
Pamje nga takimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat