Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Florentina Osmanin si drejtore të Drejtorisë së Inspekcionit.
Sipas njoftimit, Osmani ka punuar për disa vite me projekt të Institutit të Kosovës për Drejtësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.
“Florentina Osmani ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, poashtu edhe studimet e nivelit master ka përfunduar në Fakultetin Juridik në drejtimin Kushtetues”.
“Pas emërimit të Osmanit në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.
Kujtojmë se Osmani është drejtoresha e katërt gjatë qeverisjes Bulliqi në Podujevë në Drejtorinë e Inspeksionit, ku tre të tjerë, Ajet Potera, Bedri Maçastena e Besnik Mulliqi janë shkarkuar pikërisht nga Shpejtim Bulliqi.