Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga nesër e deri të shtunën, rruga segmenti i rrugës Nacionale N25 Besi -Podujevë, lloti 4, do të jetë e bllokuar për shkak të asfaltimit.
Sipas njoftimit, në këtë projekt pjesa nga Sibovci-Gllamnik krahu i djathtë do të jetë e pakalueshme.
Ndërsa u tha se ana e e majtë po të njëjtin segment shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve është e pakalueshme për qarkullim.
“Nga qytetarët kërkojmë mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e ministrisë, dërguar mediave.