Ngjarjet e datës 19 tetor:
Lansohen dy platforma të të dhënave të hapura, në kuadër të projektit ‘Qasja Publike në të Dhëna të Gjyqësorit’ (PAJI), mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Merr pjesë drejtoresha e MCC-së, Alice Albright. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, salla e takimeve, ora 08:30)
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Presidencë, ora 08:45, Pas takimit, do të kenë deklaratë për media)
Konferenca përgatitore për gjykimin e Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30-13:00)
7 arte në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik - Universiteti i Prishtinës, si dhe në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet projekti që synon mbledhjen e 100 rrëfimeve të punëtorëve të kombinatit Trepça, të titulluar “Kujtesa e Trepçës”. (Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare Prishtinë, ora 9:30)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Mbahet eventi i mbylljes së programit Prag nga MCC. (Lokacioni: Klan Arena, Fushë Kosovë, ora: 10:00)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit viziton klinikën e Onkologjisë. Pas takimit me strukturat drejtuese të ShSKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Presidentja Osmani do të ketë deklaratë për media. (Ora 10:15)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvillon konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)
MCC mban aktivitetin Prishtina HeatSave Activity Sustainability. (Komuna e Prishtinës, Zyra e Kryetarit, ora 14:00)
Në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet me struktura e qytetarë të Obiliqit. (Sheshi “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, ora 17:00)
Ambasada e Japonisë në Kosovë organizon mbrëmjen japoneze për të shijuar tingujt e instrumentit japonez Koto. Artistja Atsuko Suetomi do të interpretojë melodi të ndryshme me Koto, të shoqëruara edhe me pjesë vallëzimi japonez. (Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës, ora 19:00)