S‘ka dhe s‘do ketë qetësi, pa bashkim në një Shqipëri.
Bashkimi i t‘gjitha trojeve shqiptare, ashtu si i ka krijuar Krijuesi i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishëm është „Domosdoshmëri“, njëkohësisht për të krijuar qetësi.
E di që veglat shqipfolëse të Rusisë, Arabisë, Turqisë dhe Serbisë, ushqehen dhe jetojnë një jetë luksoze nga këto vende armike shekullore të shqiptarëve, mirëpo megjithatë, gjithçka çfarë Krijuesi e ka krijuar, nëse shumica e ndarë, bashkohet ashtu si pakica e shitur, bashkimi i trojeve shqiptare do mbetet vetëm çështje teknike për t‘u realizuar!
Bashkimi i trojeve në një „Shqipëri të Bashkuar Natyrale“ s‘ka kërkuar dhe nuk kërkon, ndonjë zbulim shkencor.
Jeni në dijeni, mirëpo mos harroni.
Zbulimin e energjisë e kanë bërë, njerëzit.
Mjetet të cilat fluturojnë lartë në qiell, njerëz kanë qenë ata që i kanë zbuluar dhe krijuar...., dhe mjetet për biseda me zë nga largë - (telefonin), njeriu e ka zbuluar.
Andaj, bashkimi i trojeve shqiptare, nuk kërkon zbulim shkencor po kërkon, dashuri, vullnet dhe punë jo shkencore, ndaj Atdheut tonë të përbashkët.
"Shqipëri e Bashkuar Natyrale dhe jo e ndarë artificiale“.