Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë, stabil e të thatë

Kosova

Ditët e fundit të tetorit, me mot të ngrohtë, stabil e të thatë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:57
Temperaturat

23.10.2022 - Dominimi i kushteve anticiklonike mbi Mesdhe, e që po shtrihen edhe përgjatë rajonit tonë, po favorizojnë mot stabil edhe përgjatë ditëve të fundit të tetorit. Mbi vend parashihet të mbajë mot i thatë, me më shumë intervale me diell, e sidomos ditëve të para të javës me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit në këto kushte të qeta atmosferike, do të mbetet me vlera më të rritura të ndotësve ajror, e sidomos në dy ditët e para të javës, prania edhe e pluhurit saharian mbi rajon, mban edhe më të larta koncentimet e grimcave të materies PM10. Indeksi do kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndeshme në një pjesë të stacioneve. Përmirësim mund të pritet ditën e mërkurë, ku indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme.

24.10 - Ngrohtë, kryesisht me diell.

25.10 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

26.10 - Mbetete ngrohtë dhe thatë. Më shumë vransira paradite, e intervale me diell pasdite.

27.10 - Kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira.

28.10 - Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.

Do të dominojnë më shumë qetësitë. Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat