Ngjarjet e datës 24 tetor 2022
Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)
Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, znj. Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, në Prishtinë, ora 9:30)
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit organizon “Javen për të drejtat e viktimave të krimit”. (Hotel Emerald, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vizitojnë hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Zona e Hajvalisë në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”, ora 10:00)
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në lansimin e raundit të ri të programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare,ora 10:30)
Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës do të lansojnë një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme për vitin akademik 2023-2024. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:30)
Komuna e Deçanit​​​ organizon festën tradicionale ''Dita e Gështenjës''. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 12:00)
Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi "Skënderbeu", pranë objektit të qeverisë së Kosovës, ora 13:00)
Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës. (Hotel Emerald, ora 13:00)