Në Komunën e Deçanit sot u shënua Dita e Gështenjës, ku fermerë të shumë të kësaj ane patën mundësinë t`i promovojnë prodhimet e tyre.
Fermerët e Deçanit promovuan produktet e tyre në Ditën e Gështenjës, të organizuar nga komuna Për fermerët deçanas, organizimi i Ditës së gështenjës dhe promovimi i produkteve tjera vendore, po vlerësohet si shumë i qëlluar. Aktivitetet e tilla ofrojnë mundësi promovuese për prodhimet e tyre por edhe shkëmbim përvojash të ndërsjella.
Kjo ditë feste shënon nderimin dhe falënderimin për frutën e gështenjës që në një kohë jo të largët i ka shërbyer dobisë ekonomisë të shumë familjeve nga Deçani.
Organizimi tashmë tradicional i Ditës së Gështenjës në Deçan parasegjithash ka karakter promovues në nxitje të fermerëve të kësaj ane për shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe ngritjen e ekonomive të tyre familjare.