​Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Kosova

​Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Edhe sot, në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale, parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat