Zv.ministri i Punëve të Brendshme: Vlera e koeficientit përcaktohet bazuar në buxhetin e vitit të ardhshëm

Kosova

Zv.ministri i Punëve të Brendshme: Vlera e koeficientit përcaktohet bazuar në buxhetin e vitit të ardhshëm

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 13:58
Bardhyl Dobra

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se vlera e një koeficienti do të përcaktohet në bazë të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se vlerën e koeficientit që është bërë publik, nuk duhet të merren për bazë.

“Çdo gjë që del nga institucionet tona nuk duhet të merren si të mirëqena. Jemi duke e bërë të pamundur që ta përfundojmë shqyrtimin e komenteve, por për shkak të rëndësisë sepse në të kaluarën siç e dini, shumë zyrtarë nuk e gjenin vendin në këtë Projektligj”.

“Ne vlerën e koeficientit e caktojmë në bazë të buxhetit të vitit 2023”, tha Dobra.

“Koeficienti e përcakton vetëm pagën bazë, dhe paga bazë nuk e përcakton përvojën e punës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat