Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira.
Instituti Hidrometeorologjik nuk parasheh ndryshime të ndjeshme as në parametrat kryesore.
Minimalet pritet të jenë ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.