Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi njofton se pas reshjeve të dendura, lumi Silnica sonte mund të arrijë pikën kritike për vërshime.
Ai apelon te banorët e lagjeve përgjatë lumit Silnica, që sonte të jenë shumë vigjilentë dhe të përgatitur, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë
Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e ujit nga Lumi Llap e Drenica, e kanë ngritur nivelin e Lumit Silnica. Andaj, pa krijuar panik, i ftoj veçanërisht banorët e lagjeve përgjatë Lumit Silnica, që sonte të jenë shumë vigjilentë dhe të përgatitur, pasi nga e kaluara, Lumi Silnica e arrin pikën kritike për vërshime disa orë pas reshjeve.
Megjithatë, Shtabi i emergjencave është në gatishmëri për t’ju dalë në ndihmë 24 orë qytetarëve të Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë
Ferit Idrizi