​Pritet që edhe sonte të ketë përmbytje anës lumenjve

Kosova

​Pritet që edhe sonte të ketë përmbytje anës lumenjve

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:26
Ilustrim

Duke filluar nga pasditja e së mërkurës, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se, kjo situatë do ta vështirësojë edhe më tepër gjendjen, edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime.

“Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve. Kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat