Komuna e Dragashit ka trashëguar nga e kaluara e saj e sidomos nga pushtuesit jugosllav e serb një infrastrukturë të papërshtatshme rrugore, të ngushta, të shtruara me makdam dhe me probleme pronësore e juridike.
Por pas luftës së Kosovës dhe kohës së demokracisë janë bërë një serë investimesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të kësaj komune jugore të Kosovës.
Ngase pa infrastrukturë të mirë rrugore nuk ka edhe zhvillim ekonomike e turistik e sidomos në komunën e Dragashit ku ka marr hov turizmi rural.
Një problem shumë serioz infrastrukturor ishte rruga për në stadiumin e qytezës së Dragashit por dhe komunës në tërësi, ngase kjo rrugë kalonte nëpër pronat e komunitetit goran, të cilët paraqitnin probleme për hapjen dhe zgjerimin e rrugës që të qonte në stadium.
Andaj pushteti aktual komunal i Dragashit, bëri një zgjidhje të përhershme të këtij problemi shumë dekadash duke e anashkaluar rrugën e vjetër problemore duke hapur një trase të re rrugore për në stadiumin e qytezës së Dragashit.
Komuna e Dragashit këtë e bëri në bashkëpunim me Këshillin Turk në Kosovë, të cilët ndihmuan në hapjen e trasesë se re rrugore me makinerinë e tyre moderne.
Në ceremoninë përuruese të kësaj rruge morën pjesë, kryetari i Komunës së Dragashit Bexhat Xheladini, nën kryetari i komunitet goran Fejsal Haliloviq, Komandanti i Këshillit Turk, Kolonel Recai Yilmaz, zëvendës Konsulli i Ambasadës Turke, Ismail Cenk Şen, Komandanti i KFOR-it Turk në Dragash, kapiten Uğur Kaya.
Kryetari i Komunës Bexhet Xheladini, i ju drejtua të pranishmëve dhe mysafirëve nga Turqia, me këto fjalë, “Të nderuar mysafir dhe pjesëmarrës të ceremonisë së përurimit të kësaj rruge, unë që nga sot si kryetar i komunës dhe mik i popullit turk do të nadaj me ju gëzimin që kjo rrugë është hapur më në fund.
Ky është një projekt i rëndësishëm për komunën tonë.
Ky rrugëtim i yni është si rezultat i bashkëpunimit dhe miqësisë sonë që nga viti 1999, e deri më sot me miqtë tanë nga Turqia.
Me ndihmën e Zotit vitin e ardhshëm kjo rrugë do të asfaltohet, sipas standardeve infrastrukturore me shtigje për biçikleta e këmbësorë dhe ndriçimi publik, ngase kjo rrugë do të shërbej edhe si shëtitore për të gjithë banorët e kësaj komune, ka thënë mes tjerash kryetari Xheladini.
Pjesëmarrësve iu drejtua edhe përfaqësuesi turk, Kolonel Recai Yilmaz, ai mes tjerash tha: “Sot përjetojmë një gëzim të madh për përfundimin dhe hapjen e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore. Rruga është një urë që i bashkon dy pika, është qytetërim, është modernizim, sepse rrugët bashkojnë fshatrat me qyteza, qytezat me qytete, të sëmurët me spitale, zjarrfikësit me zjarret, bujqit e bizneset me tregun e lirë etj.
Kjo rrugë është një nga investimet më kapitale të kësaj komune.