Vlerësohet lartë manuali praktik “Për Sistemin e Drejtësisë dhe Qasjen në Drejtësi” të ADRC

Kosova

Vlerësohet lartë manuali praktik “Për Sistemin e Drejtësisë dhe Qasjen në Drejtësi” të ADRC

Nga: F. B. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:39
Foto nga takimi ‘’Manuali Praktik pёr Sistemin e Drejtёsisё dhe Qasjen nё Drejtёsi’’

Në prani të një auditori të gjerë pjesëmarrje, me të pranishëm përfaqësues të institucioneve lokale, të prokurorisë në Mitrovicë, të Fakultetit Juridik, shoqërisë civile, ekspertë të fushës, student dhe publik i hapur, është bërë publikimi dhe promovimi i ''Manual Praktik pёr Sistemin e Drejtёsisё dhe Qasjen nё Drejtёsi''.

Ky manual u publikua dhe prezantua në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës” të implementuar nga Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve - Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë (‘’ADRC – MCM’’) dhe të mbështetur nga National Endowment for Democracy (‘’NED’’).

Të pranishmit e kanë vlerësuar lartë manualin si ndihmëse të madhe dhe publikim që i kontribuon kuptimit të sistemit të drejtësisë, qasjes në drejtësi dhe realizimit të drejtave të secilit qytetar në Kosovë. U tha se është një ndër dokumentet e rralla të tilla që përmbledhin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme informata dhe njohuri në shërbim të qytetarëve.

Prezantimi i manualit u bë nga përfaqësues të ADRC – MCM dhe Bekim Ismaili, ndërmjetësues i licencuar i gjeneratës së parë të ndërmjetësuesve në vend dhe Shef i Zyrës në Kosovë së organizatës gjermane, CSSP Berlin Center for Integrative Mediation. Në kuadër të prezantimit, u fol dhe u trajtuan qëllimi i manualit, projektin nën të cilin është realizuar ky manual dhe gjithsej 12 kapitujt kryesortë këtij manuali të cilët trajtojnë me radhë dhe në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur sistemin e drejtësisë dhe qasjen në drejtësi dhe që orientojnë qoftë qytetar të thjeshtë, qoftë njohës të fushës rreth rrugës së realizimit të drejtave përkatësisht mbrojtjes së tyre në sistemin juridik të vendit tonë.

U tha se qasja në drejtësi nënkupton ‘’mundësinëdhe aftësinëe qytetarëve për të kërkuar dhe zgjidhur shqetësimet dhe ankesat që kanë përmes institucioneve formale dhe jo-formale të përcaktuara me kornizën ligjore dhe në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut.‘‘U theksua se ‘’qasja në drejtësi ndër të tjera varet edhe nga informacioni që njerëzit kanë dhe njohja e tyre e të drejtave dhe mekanizmave që shërbejnë për të mbrojtur këto të drejta, dhe se sa më e lartë vetëdija shoqërore për këto, aq më shumë kërkesa për dhe realizimi i qasjes në drejtësi.’’ Ky është edhe një ndër drejtimet kryesore në të cilat kontribuon Manuali Praktik “Për Sistemin E Drejtësisë Dhe Qasjen Në Drejtësi”, nënvizoi zt Ismaili.

Përfaqësuesit e ADRC – MCM shprehën se manuali është përgatitur dhe përpiluar nga ekspertë të fushës më konkretisht eksperti i së drejtës, zt Isuf Jahmurataj tëasistuar nga përfaqësues të ADRC – MCM. Për shkak të rrethanave familjare të arsyeshme, zt Jahmurataj nuk ishte i pranishëm në eventin publikues dhe promovues, por në mungesë të tij, nën moderimin e Zana Syla nga ADRC – MCM, zt Ismaili prezantoi në mënyrë të përgjithshme manualin që përmban kapituj për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, Gjykatën Themelore dhe në mënyrë praktike qasjen në të, Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme dhe qasjen në drejtësi, sistemin prokurorial dhe qasjen në prokurori duke përfshirë dhe Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe mekanizmat tjerë si: Avokatia, Institucioni i Avokatit të Popullit, Ndihma Juridike Falas, Ndërmjetësimi, Noteria dhe Përmbarimi Privat. Të gjithë këto dhe qasja në shërbime të drejtësisë përmes tyre, janë trajtuar dhe paraqitur në mënyrë të kuptueshme së bashku me informata përcjellëse kontaktuese, në manual, sipas përfaqësueses së ADRC – MCM, znj Syla.

Zt Ismaili po ashtu përmendi dhe Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësi, sipas së cilës u bë integrimi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës, përkundër situatës së fundmi.

Më pas në eventin e organizuar nga ADRC – MCM, kanë diskutuar Avni Alidemaj, profesor universitar, Islam Qerimi, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini”, Arbnor Ajeti, profesor universitar, të cilët vlerësuan lartë manualin për orientimin në rrugën dhe adresat që ofron për realizimin e të drejtave. Ndërkohë, në lidhje me diskutimin që u zhvillua për ndërmjetësimin, u çmua dhe puna e ndërmjetësuesve dhe inkorporimi i së drejtës zakonore, si tha zt Qerimi, në legjislacionin tonë të ndërmjetësimit. Ai po ashtu ndau disa informata nga përvoja e tij me ndërmjetësimin jashtë vendit. Dekani, zt Qerimi po ashtu inicioi, në vijim të eventit në fjalë, dhe mbajtjen e një tryeze në Universitetin “Isa Boletini”, për të diskutuar në mënyrë të përbashkët të drejtën në Kosovë.

Zt Alidemaj, po ashtu ka shtruar pyetje lidhur me shkallën e shfrytëzimit të ndërmjetësimit nga komunitetet pakicë të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, kur dihet se ndërmjetësimi është mundësi e shmangies së procedurave gjyqësore dhe zgjidhjes së çështjeve brenda një afati të shkurtër dhe me kosto shumë më të ultët.

Edhe zt Ajeti, profesor në Fakultetin Juridik ka vlerësuar manualin si mundësi të njohjes së rrugës së përmbledhur dhe precize të sistemit të drejtësisë dhe qasjes në të lidhur me çështjet të ndryshme dhe shkeljet që ndodhin në shoqëri.

Në diskutime, po ashtu kontribuan dhe Skender Sadiku, pjesëtar i institucioneve lokale në komunën e Mitrovicës së veriut, student dhe të pranishëm të tjerë si dhe ndërmjetësuesit pjesëmarrës në prezantimin dhe promovimin e manualit.

‘’Manuali Praktik pёr Sistemin e Drejtёsisё dhe Qasjen nё Drejtёsi’’ ёshtё i disponueshёm nё tre gjuhё (shqipe, serbe dhe angleze) dhe shumё shpejt do tё bёhet i qasshёm online nё web-in zyrtar tё ADRC – MCM, po ashtu kjo organizatё do tё mbaj edhe aktivitete tjera në vijim pёr promovimin e saj nё gjithё rajonin e Mitrovicёs dhe mё gjёrё.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat