​Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Peran të Podujevës

Kosova

​Arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Peran të Podujevës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:21
Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Peran të Podujevës.

Nga zjarri fillimisht dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri), në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marrë përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve.

Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës. Nga zjarri fillimisht dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri), në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marr përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.

Bazuar në vlerësimet nga terreni, në vend ngjarje janë angazhuar zyrtarë të FSK-së, KEDS-it, zyrtari i komunës për hetimin e shkaqeve të zjarrit, të cilët në bashkëpunim me policinë dhe prokurorin janë marrë me rastin. Pas hetimit preliminar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person i dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat