Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me plani veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takim me drejtorët e Komunës. (Shtëpinë e Bardhë, Prizren ora 09:00)
Mbahet Konferenca Rajonale Kosovë – Shqipëri, “Roli dhe rëndësia e ujit në ekosistem, menaxhimi i ujërave në funksion të mbrojtjes së mjedisit” në Gjakovë( Pallati i Kulturës ”Asim Vokshi”, ora 09:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mban tryezën e diskutimit “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. I ftuar Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar është u d. drejtori i Thesarit, Nysret Koca. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Fakulteti i Edukimit bën promovimin e Fjalorit Enciklopedik të Edukimit të autorit Hajrullah Koliqi. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportet e Përformancës për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, AKRK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE). (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i KPK-së, ora 10:30)
CHwB Kosova dhe HANDIKOS mbajnë ceremoninë hapëse të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)
Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:30)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton planin e Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)
Këshilli i Nxënësve të Kosovës prezanton një punim se si duhet të duket një qendër rinore në Prishtinë.( Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)
Organizimi qytetar, Klubi “Demokracia Konservatore” do të mbaj konferencë për media dhe do të bëjë shpërndarjen e fletushkave sensibilizuese per bojkotimin e produkteve serbe.( Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:30)
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i cili financohet nga kredia mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, mban Konsultim Publik lidhur me Projektin Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes në Kosovë’( Pallati i kulturës “Asim Vokshi”Gjakovë, ora 14:00)
Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, viziton komunën e Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 14:00)
Komuna e Vushtrrisë bën promovimin e Platformës së Diasporës. Merr pjesë kryetari Ferit Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 16:00)
Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizon konferencën vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”. (Hotel “Sirius”, ora 18:00)
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon Koncert Festiv. ( Salla e Akademisë, ora 19:00)