Ka vdekur rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi.
Për vdekjen e tij ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike.
Ai i ka shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të Aliut.
“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj.