​Ministria e Infrastrukturës mbështet rregullimin e shtratit të Lumbardhit në Deçan

Kosova

​Ministria e Infrastrukturës mbështet rregullimin e shtratit të Lumbardhit në Deçan

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 21:26
​Ministria e Infrastrukturës mbështet rregullimin e shtratit të Lumbardhit në Deçan

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin “Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan”.

Aliu ka shkruar në Facebook se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komuna e Deçanit janë pajtuar për vazhdimin e bashkëfinancimit të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan”.

“Si rezultat, u pajtuam që me këtë aneks marrëveshje të vazhdojë bashkëfinancimi, me ç’rast ministria do t'i sigurojë mjetet e financimit për vitin 2022 nga kodi i projektit 15642, të ndara sipas Ligjit të Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 613,594.00 euro”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat