Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin ndaj dy kompanive që ofrojnë shërbime të internetit

Kosova

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin ndaj dy kompanive që ofrojnë shërbime të internetit

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nxjerr konkluzion për fillimin e procedurës kundër dy ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës. 

Autoriteti njofton se ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka filluar procedurën për konstatimin e marrëveshjeve të ndaluara dhe vlerësimin e përqendrimit ku pjesëmarrësit në përqendrim nuk parashtrojnë kërkesë për lejimin e përqendrimit. 

Sipas njoftimit, kompanitë operojnë në tregun përkatës, 

“Autoriteti njofton se, Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës. Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet antikonkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante). Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët të cilët marrin shërbime nga ndërmarrjet”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat