Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy familjet atdhetare të Don Franë Kolajt në Zllakuqan të Klinës dhe Nikë Hajdarajt nga Bardhaniqi i Gjakovës, me rastin e festës së Krishtlindjes.
Haradinaj tha se mikpritja, bujaria, dhe harmonia fetare është trashëgimi e përhershme e popullit tonë.
“Gëzuar për shumë mot!”, ka shkruar Haradinaj.