Ndahet lokacioni për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Ekonomisë dhe FShMN-së

Kosova

Ndahet lokacioni për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Ekonomisë dhe FShMN-së

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:05
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi e kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e dy objekteve të reja të fakulteteve

Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi dhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, e kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objekteve të reja të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik.

“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, thuhet në njoftimin e kryetarit Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat