KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në Prizren do të ketë ndërprerje të rrymës.
Në një komunikatë për media, KEDS ka treguar zonat dhe orarin e ndërprerjeve.
Komunikata e plotë:
Prizren
1.
Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Rahoveci (kodi: 30000015) prej orës 11:00-12:00 dhe nga ora 14:00-15:00
Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe Tulltorja II.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie – ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar të TS Hajdar Shala.
2.
Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Malësia e re (kodi: 31000030) prej orës 12:00 deri në ora 14:00
Vendet: Shpenadia, Caparc, Novake, Velezha, Sërbicë e Epërme, Smaqi, Legjenda, Malësia e Re, Trepetica, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj dhe Fabrika e lëngjeve Novak.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie – ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar të TS Banesat sociale.