Ramosaj: Deçani ka zero mbështetje financiare nga Qeveria

Kosova

Ramosaj: Deçani ka zero mbështetje financiare nga Qeveria

Më: 14 janar 2023 Në ora: 08:10
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka deklaruar se tash e dy vite nuk ka pasur komunikim me nivelin qendror.

Ramosaj tregoi se cilat Ministritë me të cilat kanë pasur komunikim.

“Ajo që theksu bashkëpunimin e nivelit lokal me nivelin qendror ka qenë mungesa e komunikimit. Për dy vite nuk kemi pasur komunikim. Jemi munduar të dëshmojmë këtë moskomunikim. Një komunikim që kam mundur të kem ka qenë Ministria e Pushtetit Lokal, kohë pas kohe kemi pasur komunikim. Dhe kam pasur komunikim me një prej zëvendësministrave të Infrastrukturës dhe me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Me ministrat tjerë jemi në të njëjtin nivel, në të njëjtin standard për sa i përket punëve institucionale”, ka thënë ai.

Sipas tij, Deçani nuk ka fare mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës.

“Ajo që diskriminuese, është viti i dytë në Komunën e Deçanit që kemi zero buxhet. Zero mbështetje financiare për shkak të një logjike që nuk është logjike”, përfundoi Ramosaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat